Vetëvendosje shkon në 52 mandate! Diaspora, “lumë” votash për partinë e Albin Kurtit

Vetëvendosje shkon në 52 mandate! Diaspora, “lumë” votash për partinë e Albin Kurtit

Votat e diasporës po rezultojnë vendimtare në përmbylljen e rezultatit zgjedhor në Kosovë. Numërimi i deritanishëm ka sjellë një rritje të ndjeshme për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka fituar katër mandate shtesë. Pas numërimit të votave brenda Kosovës, partia e kryeministrit në detyrë Albin Kurti kishte siguruar 48 mandate, duke mbetur larg shumicës së nevojshme për të qeverisur e vetme. Megjithatë, mbështetja e lartë e ardhur nga diaspora ka ndryshuar ndarjen e mandateve, duke e çuar Vetëvendosjen në 52 te tilla. Ky rezultat e forcon ndjeshëm pozitën e partisë më të madhe në vend dhe i jep asaj një avantazh të rëndësishëm në përpjekjet për krijimin e institucioneve të reja. Votat e diasporës kanë konfirmuar edhe një herë peshën e madhe që mërgata shqiptare ka...