Vendimi i Kushtetueses për zgjedhjen e Presidentit, Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të kryejnë detyrimin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke u shprehur se ai konfirmon argumentet juridike të dorëzuara nga Presidenca rreth rastin. Po ashtu theksohet se vendimi konfirmon se Presidentja Osmani nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese. “Në përputhje me komentet e dërguara nga Presidenca, edhe vetë Gjykata Kushtetuese e konfirmon në paragrafët 153, 155 dhe 190 se afati 60-ditor duhet të konsumohet para afatit 30-ditor të paraparë në nenin 86.2 të Kushtetutës, dhe se ky afat 30-ditor para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual është përfundimtar dhe detyrues, si dhe nuk mund të relativizohet. Gjykata, në asnjë paragraf të aktgjykimit të saj, nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentes. Përkundrazi, ka konfirmuar se nuk është dekreti ai...
Burimi:
kohajone.com