Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Në një moment të ndjeshëm politik, kur Kosova rrezikonte të hynte në një spirale të re pasigurie institucionale, Gjykata Kushtetuese nxori një vendim që riktheu balancën formale kushtetuese, por jo domosdoshmërisht edhe zgjidhjen politike. Rrëzimi i dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, shihet nga njohësit e fushës si një veprim që stabilizon në njëfarë mase institucionet, por lë të hapur krizën politike. Më 25 mars, Gjykata Kushtetuese konstatoi se dekreti i presidentes “nuk ka efekt juridik” dhe i dha Kuvendit një afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit – në të kundërtën, Kuvendi do të shpërndahet. Presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi përmes tri rundeve votimi që kërkojnë kuorum dhe shumicë të caktuar, duke e bërë procesin kryesisht...