Ushtria serbe stërvitje me helikopterë në kufi me Kosovën, reagon Kurti: Provokime të hapura
Kryeministri Albin Kurti i ka quajtur provokime dhe përpjekje për të cenuar integritetin territorial, stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën. Kreu i qeverisë së Kosovës ka deklaruar se institucionet e sigurisë janë të përgatitura dhe se kufiri është i mbrojtur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. “Ky është një provokim i Serbisë, i cili natyrisht që dëshiron ta cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës sonë. Bëhet fjalë për njësi të cilat e kanë trajnuar kryekriminelin dhe kryeterroristin Milan Radoiçiç, në bazat e stërvitjes për vrasjen e policit të Kosovës, heroit Afrim Bunjaku. Por në të njëjtën kohë tregon edhe pafuqinë e tyre. Sepse në Kosovë më nuk ka struktura ilegale të cilat mund ta cenojnë stabilitetin institucional, integritetin territorial, sovranitetin shtetëror, paqen...
Burimi:
kohajone.com