Thaçi flet në gjyqin e Hagës: Jam i pafajshëm!

Thaçi flet në gjyqin e Hagës: Jam i pafajshëm!

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur në gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Prokuroria Speciale ka kërkuar nga 45 vite burg për secilin nga katër ish-krerët e UÇK-së, por në fjalën e tij, Thaçi ka mohuar akuzat për krime lufte dhe ka thënë se është i pafajshëm. “Duke rrezikuar jetën time për liri dhe paqe, pyetja që shtrohet sot është kush e merr kontrollin. Kontrolli dhe shteti ishte në duart e hekurta të Milosheviçit. Shqiptarët shtypeshin nga pushteti i Milosheviçit. Misioni ynë si popull ishte i qartë, mbijetesa, liria dhe paqja. Unë nuk kisha fare iluzione. Por shpresa jonë e vetme ishte bota demokratike, SHBA dhe NATO. Prandaj fokusi im ishte ndërtimi dhe forcimi i kësaj aleance. Unë udhëtova në...