Taulant Balla: Pretenca e prokurorisë së Hagës, e turpshme!

Taulant Balla: Pretenca e prokurorisë së Hagës, e turpshme!

Kosova Lajme E Hënë, 9 Shkurt 2026 19:27 Nga Taulant Balla- Pretenca e sotme në Hagë kundër komandantëve të UÇK është e turpshme dhe një batërdi e tmerrshme kundër pastërtisë së luftës çlirimtare. Qëndresa paqësore e popullit të Kosovës, beteja e drejtë për liri e UÇK dhe valët biblike njerëzore që i iknin kasaphanës, qenkan zeruar duke i lenë vendin trillimeve. Ajo pretencë sot është një alarm ndaj të cilit duhet të reagojmë dhe të  mbrojmë legjitimitetin e luftës heroike të UÇK për çlirimin e Kosovës.