Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar për sigurinë e shtetit dhe raportet e vendit me Serbinë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Gjatë takimit në Pallatin Elize, ku u zhvillua takimi me drekë pune, sipas Zyrës së Kurtit, “u theksua roli pozitiv i vazhdueshëm i NATO-s në Kosovë, përkatësisht i KFOR-it, si dhe i misioneve të Bashkimit Evropian”. “Kryeministri Kurti foli për sigurinë e Kosovës që para së gjithash është siguri e kufijve të saj, pastaj për ngritjen e kapaciteteve vendore mbrojtëse që po bëhet, raportet me fqinjin verior Serbinë ndërlidhur me procesin e dialogut në Bruksel dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë, pastaj për bashkëveprimin me aleatët veri-atlantikë dhe për sigurinë rajonale në Ballkan”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kurtit. Gjatë takimit,...
Burimi:
vizionplus.tv