Sveçla akuzon ish-shefin e BIA-s serbe për deklarata kërcënuese kundër Kosovës
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka kritikuar të mërkurën ish-shefin e shërbimit sekret të Serbisë, Aleksandar Vulin, për deklarata “të papranueshme dhe thellësisht kërcënuese” ndaj vendit të tij dhe kryeministrit Albin Kurti. Në një video të shpërndarë në Facebook nga Sveçla, Vulin më sa duket bën thirrje që Serbia të veprojë kundër Kosovës njëlloj siç kishte vepruar agjencia izraelite e inteligjencës, Mossad, në Iran, duke thënë “kur mundet Izraeli, pse nuk mundemi edhe ne”. Më pas, ai thotë se inteligjenca serbe duhet të përpilojë plan për t’u marrë me “bartësit e politikave kundër Serbisë”, duke e përmendur me emër kryeministrin e Kosovës, Kurti. Sveçla tha se imponimi i një analogjie nga një konflikt me luftë të hapur, kërcënime të armatosura dhe operacione të shpallura...
Burimi:
vizionplus.tv