Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Sulmi terrorist në kanalin e ujit në Kosovë, nis procesi gjyqësor ndaj tre të pandehurve
Në Kosovë po mbahet sot seanca e parë për shpërthimin në kanalin Ibër–Lepenc në veri të vendit, që konsiderohet nga autoritetet si sulm terrorist. Në Gjykatë janë të pranishëm dy nga tre të pandehurit. Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon ata për “rrezikim të rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike”, “kryerje e aktit terrorist”, “armëmbajtje pa leje” dhe “spiunazh”. Sipas aktakuzës, të pandehurit, së bashku me persona të tjerë ende të panjohur, vendosën rreth 20 kilogramë eksploziv në kanal, duke e dëmtuar rëndë atë.