Sulmet në Iran, autoritetet e Kosovës thirrje qytetarëve të tyre në Izrael: Respektoni udhëzimet e sigurisë

Sulmet në Iran, autoritetet e Kosovës thirrje qytetarëve të tyre në Izrael: Respektoni udhëzimet e sigurisë

Kosova E Shtunë, 28 Shkurt 2026 10:12 Autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që janë në Izrael të jenë të vëmendshëm dhe t’i respektojnë të gjitha udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Ambasadën e Kosovës në Izrael, po monitorojnë nga afër zhvillimet aktuale. Ju informojmë se Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht në dispozicion të qytetarëve tanë dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse vendase”, ka bërë të ditur e ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri. Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni për ndonjë rast urgjent: 972 586 340450