Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Sulmet e SHBA në Venezuelë, Kurti: Të goditen dhe zyrtarët e përfshirë në trafik droge
Kosova E Shtunë, 3 Janar 2026 16:13 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një reagim në rrjetin social Facebook, duke shprehur mbështetje të plotë për operacionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, nën drejtimin e presidentit Donald Trump. Sipas Kurtit, mbajtja përgjegjëse e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogës është thelbësore për suksesin e luftës kundër kësaj dukurie. Kryeministri theksoi se Kosova, si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër narkotikëve dhe çdo përpjekjeje për të cenuar vlerat demokratike perëndimore. Në reagim, Kurti ritheksoi nevojën për vëmendje të shtuar ndaj aktorëve rajonalë që sipas tij synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake, duke bërë paralelizëm me...