Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq ka arritur pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, një orë para fillimit të seancës, ku do e fillojë deklaratën përmbyllëse. Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së ish-presidentit, Thaçi. Në ditën e tretë të fazës përfundimtare te procesit më të madh gjyqësor në Hagë, siç edhe ka njoftuar Mishetiq, ai do të fillojë shpalosjen e deklaratës përmbyllëse nga ora 9 e mëngjesit. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur dje fjalën përfundimtare, duke vijuar më pas mbrojtësi i viktimave. ZPS ka thënë se ka pranuar, siç pretendon, mbi pesë mijë prova materiale dhe ka intervistuar mbi 130 dëshmitarë. Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly Ëest ka kërkuar dënimin me burg nga 45 vjet për katërshen e UÇK-së, që...
Burimi:
javanews.al