“Sot, ditë historike për Kosovën”, Minxhozi: Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është “farsë”!
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, e cilësoi 17 Shkurtin si një datë me peshë të veçantë historike për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi, Minxhozi tha se kjo ditë simbolizon frytet e një përpjekjeje të gjatë dhe të pandërprerë për liri, që u kurorëzua me themelimin e shtetit të Kosovës 18 vite më parë. Ai theksoi se pavarësia e Kosovës erdhi falë përpjekjeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbështetjes së forcave aleate dhe rolit të faktorit ndërkombëtar. Duke komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Minxhozi e quajti atë një proces “kryekëput farsë”. Sipas Minxhozit, procesi fillimisht u ndërtua mbi pretendime për trafikim...
Burimi:
vizionplus.tv