Sorensen pas takimit me zyrtarin e DASH-it: Diskutuam për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi!
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se me Shtetet e Bashkuara kanë siguruar harmonizim për hapat e ardhshëm në dialog. Ai është takuar në Departamentin amerikan të Shtetit me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. DASH-i ka njoftuar për mbajtjen e takimit, por nuk ka dhënë detaje për të. “Takim i shkëlqyer me zyrtarin e lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan, në Departamentin e Shtetit. Diskutuam për dialogun, arritjet e fundit dhe siguruam harmonizimin për hapat përpara”, shkroi emisari evropian në X. Takimi mes emisarit evropian dhe zyrtarit të lartë amerikan vjen pasi më 14 mars, gjatë një takimi në Prishtinë të Sorensenit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Kosova u pajtua që të ofrojë...
Burimi:
vizionplus.tv