Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

Një shpërthim ka tronditur pas mesnatës një lagje të qytetit të Prizrenit, ku objektiv i sulmit ka qenë banesa e avokatit Betim Kadolli. Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së avokatit, duke shkaktuar dëme materiale në pronë. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të incidentit.