“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

Kosova ishte për të dytin vit radhazi pjesë e Forumit Ekonomik të Davosit, një nga skenat më të rëndësishme ku takohen diplomacia, politika dhe ekonomia globale. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një bisedë bashkë me akademikun dhe diplomatin britanik, Rory Setwart OBE në Shtëpinë e Kosovës, foli për sigurinë dhe kërcënimin nga lufta hibride, duke nënvizuar faktin se propaganda sot është më e sofistikuar, shpesh e përkthyer dhe e përshtatur në gjuhën lokale, por se skepticizmi i qytetarëve dhe puna e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kanë ndihmuar në frenimin e këtyre përpjekjeve. “Ne duhet të kemi kujdes me situatat ku ata përdorin ndërmjetësim me palë të treta, pra shohim teza të caktuara që pa diskutim vijnë nga kjo qendër veri-lindje, por ndoshta ata...