Rritje 14 centë brenda 24 orësh/ Kosova vendos kufij për çmimin e naftës
Kosova ka vendosur të mërkurën masa mbrojtëse për çmimin e derivateve, pas një rritjeje të menjëhershme të çmimeve të derivateve në vend si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, (MINT) Mimoza Kusari, njoftoi në Facebook se e nënshkroi vendimin, sipas të cilit, caktohen fitimet maksimale të lejuar për shitjen me shumicë dhe pakicë. Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër. Çmimet e derivateve të Kosovë, vetëm brenda 24 orësh, janë rritur për se paku 14 centë. Kusari tha se vendimi i saj ishte “i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në...
Burimi:
ntv.al