Rreth dy milionë qytetarë votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë

Rreth dy milionë qytetarë votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës kanë të drejtë vote sot, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen pas dështimit të legjislaturës së kaluar për të miratuar dy kabinetet qeveritare të propozuara, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjitha materialet zgjedhore, përfshirë fletëvotimet, janë shpërndarë me kohë në 38 komunat e vendit, duke krijuar kushtet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00, ndërsa sipas KQZ-së, 1 milion e 999 mijë e 24 qytetarë kanë të drejtë t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në mbarë vendin do të funksionojnë...