Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

Në një kohë kur prokuroria në Hagë ka kërkuar 180 vite burg për Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Shqipëria dhe Kosova kanë miratuar rezoluta në mbrojtje të tyre. Në emisionin “3D” në RTSH u diskutua pyetja se çfarë mund të bëjnë liderët shqiptarë për të mbrojtur jo vetëm pafajësinë e ish-krerëve, por edhe historinë dhe luftën për çlirimin e Kosovës? Analistët nxorën në pah nevojën për një strategji të përbashkët diplomatike dhe angazhim të të gjitha institucioneve shqiptare për të mbrojtur të vërtetën historike të luftës së Kosovës. Politologu Adri Nurellari theksoi se Kosova duhet të kërkojë monitorim të gjykatës dhe rinegocim të marrëveshjes me BE-në për mënyrën se si zhvillohen proceset dhe mungesën e kontrollit. Ai shtoi se Shqipëria duhet...