Rexhep Selimi nga Haga: Akuzat ndaj nesh janë të pabaza. UÇK nuk ishte parti politike, por ushtri çlirimtare
Në fjalimin e tij në gjykatën e Hagës, Rexhep Selimi tha se Serbia nuk e fshehu kurrë qëllimin e saj për të vrarë shqiptarët. Duke pyetur gjykatën sesi duhet të vepronin në kushtet e spastrimit etnik, të largoheshin a të prisnin radhën për t’u vrarë, Selimi tha se UÇK-ja ishte e vetmja zgjidhje. Një ushtri 100% vullnetare e krijuar nga nevoja për mbijetesë. ”Serbia kurrë nuk e fshihte qëllimin e saj. Të prisnim radhën për t’u vrarë? Apo të iknim nga vendi e shtëpitë tona? Prandaj duhet të rezistonim. Unë iu bashkova Adem Jasharit. UÇK-ja nuk u krijua nga dëshira, por nevoja. Nuk ishte aventurë, por mbijetesë. Unë isha pjesë e një ushtrie 100% vullnetare, nga njerëz që u detyruan të merrnin armët sepse nuk...
Burimi:
kohajone.com