REL: Konjufca për president thellon përplasjet mes pushtetit, opozitës dhe Osmanit
Në prag të skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës – më 5 mars në mesnatë – Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në pushtet ka dalë zyrtarisht me kandidatin e saj për këtë pozitë – Glauk Konjufcën, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme. Për t’u caktuar seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, nevojitet edhe një kandidat tjetër. Vetëvendosje u ka bërë thirrje partive opozitare më 4 mars që gjatë ditës së nesërme ta propozojnë kandidatin e tyre, duke u ofruar edhe nënshkrimet e nevojshme të deputetëve të saj – 30 sosh – në mënyrë të procesi të shkojë përpara. Kjo parti pret që seanca për zgjedhjen e presidentit të mbahet brenda afatit, ndërsa në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje u...
Burimi:
ntv.al