Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar publikisht pas raportimeve mediatike që e lidhën emrin e saj me dosjen famëkeqe “Epstein”, duke i cilësuar ato si tërësisht të pavërteta dhe të pabaza. Në një sqarim zyrtar, Jahjaga thekson se gjatë gjithë ushtrimit të detyrës si Presidente e Republikës së Kosovës, nuk ka pasur asnjë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me Jeffrey Epstein. Sipas saj, përmendja e emrit të saj në media lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën provë për ndonjë takim apo lidhje personale. Ajo nënvizon se emri i saj nuk figuron në asnjë dokument të publikuar dhe se në email përmendet vetëm “Presidenti i Kosovës”, pa specifikuar identitetin dhe pa kërkesë për takim në emër...
Burimi:
javanews.al