Ratifikimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare në rend dite, mblidhet sot Kuvendi i Kosovës

Ratifikimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare në rend dite, mblidhet sot Kuvendi i Kosovës

Kosova E Premte, 13 Shkurt 2026 14:40 Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sërish sot në orën 15:00, ku në rend dite janë pesë projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit. Dy prej këtyre marrëveshjeve lidhen drejtpërdrejt me Planin e Rritjes së Bashkimi Evropian për rajonin. Një ndër pikat kryesore është Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që ka të bëjë me aranzhimet për zbatimin e mbështetjes financiare të BE-së për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje. Kjo marrëveshje synon të përshpejtojë reformat dhe të forcojë zhvillimin ekonomik përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare. Në shqyrtim do të jetë edhe Projektligji nr. 10/L-003, i cili parashikon ratifikimin e një...