Ramush Haradinaj kandidat për President?
Kosova E Premte, 13 Shkurt 2026 20:10 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se partitë opozitare duhet të dalin me një kandidat të përbashkët për ta sfiduar mazhorancën e Lëvizjes Vetëvendosje në garën për president. Brenda kësaj partie nuk fshihet preferenca që kandidatura të jetë e kryetarit në largim, Ramush Haradinaj. Nga AAK bëhet e ditur se deri më tani nuk ka pasur bisedime konkrete me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për një kandidaturë të tillë. “Ne nuk e kemi të fshehur, as sekret, qëllimin tonë që z. Haradinaj me qenë president por nuk është diskutuar, nuk ka qenë kurrë temë, e para çfarë duhet të diskutojmë ne është që a do ta sfidojmë këtë shumicë edhe me një kandidat tonin...
Burimi:
kohajone.com