Radio gjermane DW: Përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Radio gjermane DW: Përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë garojnë gjithsej 1180 kandidatë për deputetë. A ka shpresa për zgjidhjen e ngërçit politik pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë? Fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit është në fazën finale, ndërkohë që edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, po bën tashmë përgatitjet e fundit për ditën e dielë kur mbahet procesi i votimit. KQZ tashmë ka certifikuar listat votuese dhe partitë politike, si dhe ka përcaktuar edhe qendrat e votimit në Kosovë dhe jashtë saj. Për zgjedhjet e 28 dhjetorit garojnë 22 subjekte politike, prej tyre janë 18 parti politike, 3 koalicione parazgjedhore, si dhe 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote, sipas KQZ-së, kanë 2 milionë...