Radio Europa e Lirë: Arsyet prapa përçarjes Osmani-Kurti

Radio Europa e Lirë: Arsyet prapa përçarjes Osmani-Kurti

Ndonëse prej javësh përflitej se presidentja Vjosa Osmani nuk e gëzonte mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti për një mandat të dytë, në publik diçka e tillë nuk reflektohej nga ata dy. Të paktën jo derisa partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), prezantoi dy kandidatë të tjerë për president, më 5 mars, dhe Osmani doli të nesërmen me dekret për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Presidenti i ri nuk u zgjodh për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa LVV-ja tha se dekreti i Osmanit është jokushtetues, dhe e çoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Si rrjedhojë, u paralizua edhe dekreti, edhe puna e Kuvendit deri më 31 mars. Ndërkohë, interesimi i publikut sa shkon e rritet për gjithë atë çfarë ndodhi dhe mund të ndodhë. Pse u...