Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza, duke i hapur rrugë procedimit të vendimit për miratim në Kuvendin e Kosovës. Lidhur me këtë akt, ka ardhur edhe reagimi i Bordit të Paqes, ku përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social ‘X’ është shkruar se e mbështesin angazhimin e qeverisë së Kosovës për të çuar përpara paqen dhe rindërtimin në Gaza. “Bordi i Paqes mirëpret angazhimin e fortë të Qeverisë së Kosovës për të çuar përpara paqen dhe rindërtimin në Gaza”, shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga Bordi i Paqes në rrjetin social ‘X’. Sipas legjislacionit në fuqi, pas vendimit të ekzekutivit, çështja i kalon ligjvënësve për shqyrtim dhe votim,...
Burimi:
javanews.al