Qeveria e Kosovës mirëpret heqjen e plotë të masave nga BE-ja
Kosova E Martë, 17 Mars 2026 18:38 Qeveria e Kosovës ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e plotë të masave ndëshkuese, të cilat i ishin vendosur më parë Kosovës. Zv/kryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e ka mirëpritur njoftimin e Komisionit Evropian dhe ka theksuar se ky hap duhet të shërbejë për të avancuar rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. “E mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni Evropian në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian: të gjitha masat e BE-së ndaj Kosovës janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare që ishte pezulluar më parë është liruar. Presim që kjo të hapë një fazë të re të angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën...
Burimi:
kohajone.com