Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e ri/ Kurti: I gatshëm të diskutoj me partitë për Presidentin
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e parë, disa orë pasi u votua në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se kabineti i zgjedhur prej tij ka potencialin të jetë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës. Qeveria miratoi buxhetin e ri për vitin 2026 për ta dërguar për miratim në Kuvend, si dhe ratifikoi disa marrëveshje ndërkombëtare me BE-në dhe Bankën Botërore në vlerën e 1 miliardë eurove. Kryeministri Albin Kurti tha se qysh nesër është i gatshëm të bisedojë me partitë e tjera për çështjen e Presidentit. “Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë mbrëmë, tash jemi në hapin e tretë, votimin e buxhetit të vitit 2026 dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Porsa të përfundohen këto, jam i gatshëm që nga...
Burimi:
javanews.al