Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Policia e Kosovës njoftoi se sot në datë 03 shkurt 2026, gjatë një operacioni në veri të Mitrovicës, është gjetur dhe sekuestruar një tjetër arsenal armësh dhe mjete ilegale që rrezikonin sigurinë e qytetarëve. Informacioni për praninë e këtyre mjeteve erdhi direkt nga qytetarët, duke treguar rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve me institucionet e rendit publik. Policia e Kosovës thekson se pas pranimit të informacionit, u ndërmorrën veprime të menjëhershme dhe u kontrollua një bodrum kolektiv i një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki” në Mitrovicën e Veriut, ku gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një numër i konsiderueshëm i armëve dhe municionit. Në mesin e armëve të sekuestruara ishin tri armë të gjata, një tytë vazhduese, një kondak për armë të gjatë, 764 fishekë...