Pse po vonohen kandidaturat për president në Kosovë? Apo do shkohet prapë në zgjedhje parlamentare?
-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Nëse Kosova nuk e ka emrin e ri për pozitën e presidentit deri më 4 mars, atëherë duhet t’i organizojë zgjedhjet e reja parlamentare brenda 45 ditësh. “Figurë konsensuale” – këto mund të jenë fjalët që i bëjnë bashkë të gjitha partitë politike në Kosovë kur bëhet fjalë se kush duhet ta mbajë pozitën e presidentit të shtetit në pesë vjetët e ardhshëm. Por, këtu përfundon gjithçka. Partitë nuk po dalin hapur me idetë e tyre se kush është personi i denjë për atë pozitë, dhe po presin ftesën e njëra-tjetrës për t’i nisur diskutimet. Donika Emini, nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se partitë opozitare i sheh në...
Burimi:
kohajone.com