Prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg për secilin, mbrojtja e ish-liderëve të UÇK-së nis sot deklaratat përmbyllëse! Avokati i Thaçit: Ish-Presidenti i pafajshëm

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg për secilin, mbrojtja e ish-liderëve të UÇK-së nis sot deklaratat përmbyllëse! Avokati i Thaçit: Ish-Presidenti i pafajshëm

Ka nisur dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë. Ish-eprorët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërt janë deklaruar të pafajshëm. Avokati i Thaçit e ka nisur fjalën e vet duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, është i pafajshëm dhe që kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi. “Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se...