Prokuroria autorizon Policinë të hetojë numërimin e votave në Podujevë

Prokuroria autorizon Policinë të hetojë numërimin e votave në Podujevë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave në komunën e Podujevës. Sipas njoftimit të Prokurorisë, autorizimi është dhënë për Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të dyshimeve për kryerjen e veprave penale që lidhen me cenimin e të drejtave të votimit. Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë këtij procesi ekzistojnë dyshime për parregullsi, përkatësisht mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas përfundimit të numërimit të votave në Podujevë. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me natyrën e mospërputhjeve apo numrin e personave që mund të jenë përfshirë në këtë fazë të...