Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar pezullimin e ekspozitës së vendosur në sheshin e kryeqytetit, duke e cilësuar përmbajtjen e saj si të pasaktë dhe të papranueshme. Ai ka deklaruar se në sheshin e Prishtinës nuk do të lejohet, siç u shpreh, “përdhosja e dinjitetit të qytetarëve dhe fyerja e kujtesës kolektive të popullit”, duke shtuar se ekspozita paraqet një version të shtrembëruar të Masakrës së Dubravës, shkruan KosovaPress. Sipas tij, përmbajtja e ekspozitës, e cila është financuar nga Kuvendi i Kosovës, përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe qytetarëve të Kosovës. Për këtë arsye, Rama ka bërë të ditur se leja për ekspozimin në sheshin e Prishtinës është pezulluar menjëherë. Njëkohësisht, ai ka kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i...
Burimi:
javanews.al