Pretenca për ish-krerët e UÇK-së/ Haxhiu: Jam tmerruar! Nazarko: Faktori shqiptar refuzoi të padisë akuzat ndaj UÇK-së
Prokurorja e Gjykatës Speciale kërkoi sot nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Duke komentuar këtë pretencë analisti Baton Haxhiu u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se “Specialija” po e rrënon Kosovën, moralisht, historikisht dhe në mënyrën njerëzore. Ndërsa analisti Mentor Nazarko kujtoi se faktori shqiptar në vitin 2011 refuzoi të bashkohej dhe të padiste akuzat për krime lufte që ishin bërë në atë kohë kundër UÇK-së. Pjesë nga biseda Baton Haxhiu: Unë jam tmerruar se çfarë rrëfimi kam dëgjuar sot nga prokurorët, domethënë njerëzit të cilët janë kriminelë dhe vrasës që nuk kanë luftuar për liri, por kanë luftuar për kontroll. Kurrë nuk do ta kishin këtë rrëfim fakti që ata janë...
Burimi:
javanews.al