Presidentja, Vjosa Osmani për BBC: Kosova shembull i ndërtimit të paqes pas luftës

Presidentja, Vjosa Osmani për BBC: Kosova shembull i ndërtimit të paqes pas luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC, ka deklaruar se Kosova përfaqëson një shembull të një vendi që e njeh nga afër koston dhe rrugëtimin drejt paqes, duke rikthyer në vëmendje periudhën e luftës dhe rolin vendimtar të aleatëve ndërkombëtarë. Ajo theksoi se ndërhyrja ndërkombëtare i hapi Kosovës mundësinë për paqe dhe liri, ndërsa vuri në pah edhe të arriturat e shtetit ndër vite. “Ka shumë arsye, por ndoshta le të kthehemi pas në kohë, 26 vjet më parë. Kosova ishte një vend i shkatërruar nga lufta. Gjenocidi po kryhej ndaj popullit të Kosovës dhe nën udhëheqjen e SHBA-së, dhe sigurisht me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve demokratike anembanë botës, jetët tona u shpëtuan. Na u dha një shans...