Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të parakohshme

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të parakohshme

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në një konferencë për mediat këtë të premte, ku ka njoftuar se ka vendosur të shpërndajë Kuvendin. Osmani tha se u detyrua ta marrë këtë vendim si pasojë e dështimit të Kuvendit për ta kryer detyrën e vet. Ky vendim, siç e theksoi dhe vetë Osmani e çon Kosovën edhe një herë tjetër drejt zgjedhjeve të reja për të cilat presidentja shprehet se do të zhvillohen “Pas konsultimeve të cilat ne do t’i mbajmë me partitë politike. Natyrisht që qytetarët nuk e kanë dashur këtë. Këtë situatë e ka krijuar dështimi i Kuvendit. Askush nuk do të dëshironte një cikël tjetër politik. Por këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm me qëllime të rrezikshme”. Sipas Osmanit,...