Presidentja Osmani pret të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Prania ushtarake amerikane në Kosovë mbetet e rëndësishme

Presidentja Osmani pret të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Prania ushtarake amerikane në Kosovë mbetet e rëndësishme

Kosova E Enjte, 26 Shkurt 2026 19:35 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka përsëritur diplomates së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë se prania ushtarake amerikane në vendin e saj mbetet e rëndësishme, pas zërave të ditëve të fundit se SHBA-ja mund ta kufizojë atë, njoftoi zyra e Osmanit të enjten. Rreth 590 forca amerikane shërbejnë në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR. Shqetësimet rreth humbjes së pranisë amerikane në vend u ngritën ditë më parë kur gazeta amerikane Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, tha se SHBA-ja po kërkon nga aleanca të kufizojë veprimtarinë e vet të jashtëm, përfshirë atë në misionin paqeruajtës në Kosovë. Osmani e priti në takim të enjten të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane, Anu...