Presidentja Osmani i bashkohet manifestimit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Presidentja Osmani i bashkohet manifestimit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosova E Martë, 17 Shkurt 2026 14:31 Në marshimin ”drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin ”Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Pjesë e marshimit janë edhe Presidentja Vjosa Osmani, Ali Ahmeti, Taulant Balla dhe figura të tjera politike. Kryetarja e shtetit të Kosovës është shfaqur përkrah të birit të Hashim Thaçit. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte. Të gjithë ish-drejtuesit i kanë mohuar të gjitha këto akuza.