Presidentja Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Presidentja Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e luftës çlirimtare të UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Kosova E Hënë, 9 Shkurt 2026 15:49 Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se çdo përpjekje që tenton ta barazojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë”. Osmani u shpreh në rrjetet sociale se qytetarët e Kosovës duan drejtësi, por theksoi se lufta e UÇK-së “ishte e drejtë dhe e pastër”. ”Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri”, theksoi Osmani. Në Gjykatën Speciale në Hagë nisën sot deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,...