Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

Partitë politike në Kosovë ende nuk kanë propozuar një kandidat për postin e Presidentit të Kosovës që do të ishte i pranueshëm për të paktën 80 deputetë dhe të kishte një votim të suksesshëm. “Deri më tani presidentja aktuale Vjosa Osmani ka shprehur synimin për një tjetër mandat. Ndërsa akademiku Arsim Bajrami u ofrua si kandidat konsensual, dikur ish-pjesëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Të premten edhe Nisma Socialdemokrate propozoi Fatmir Limajn për postin e Presidentit të Kosovës. Që të tre ende nuk kanë marrë 30 firmat e deputetëve, të nevojshme për të zyrtarizuar kandidaturat.” Fillimisht, pranë Kuvendit duhet të depozitohen dy kandidatura që kanë së paku nga 30 nënshkrime unike. Të njëjtët deputetë do të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit. Pa...