President nga populli/ Nuk u plotësua kuorumi, shtyhet votimi në Kuvend

President nga populli/ Nuk u plotësua kuorumi, shtyhet votimi në Kuvend

Kosova E Enjte, 5 Mars 2026 21:44 Në mungesë të deputetëve të pakicave, të pranishëm vetëm 9 nga 20, Kuvendi në Kosovë nuk pati kurorum për të hedhur në votim amendamentet e presidentes Vjosa Osmani për të zgjedhur kreun e shtetit nga populli. Seanca u ndërpre. Për kalimin e amendamenteve kushtetuese duhet me shumicë të dyfishtë, që nënkupton se përpos 2/3 të shqiptarëve, duhen edhe 2/3 e komuniteteve, ose 14 vota pro nga 20. Aktualisht mazhoranca i ka 9 vota të minoriteteve dhe duhet me patjetër të marrin pjesë në votim deputetët e Listës Serbe. Kuvendi do të mblidhet në një seancë tjetër me fillim në ora 22:00. Seanca e orës 22:00 është thirrur për të zgjedhur presidentin.