President nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme në Kuvend

President nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme në Kuvend

Kosova E Enjte, 5 Mars 2026 21:29 Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme në lidhje me amendamentet e propozuara nga Vjosa Osmani, për të zgjedhur kreun e shtetit drejtpërdrejt nga populli. Komisioni për legjislacion miratoi amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli. Pro votuan gjashtë deputetë nga shumica parlamentare, ndërsa dy deputetët nga PDK-ja ishin kundër. Në komision mungoi anëtari i LDK-së, ndërsa shefja e grupit parlamentar të kësaj partie, Jehona Lushaku nuk kishte të drejtë vote.