President nga familja Jashari? Nipi i heroit e refuzon: S’kam ambicie politike, gjeni një emër tjetër!
Kosova E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 19:05 Një prej emrave të përfolur si kandidat për president të Republikës së Kosovës, Murat Jashari është shprehur qartë se nuk ka ambicie për këtë pozicion dhe as për t’u përfshirë në politikë. Jashari ka thënë se nuk ka të drejtë as morale e as profesionale që ta përdor emrin e familjes Jashari për kalkulime politike apo për poste publike. “Më shumë se gjithçka, për mua si Murat, është emri i familjes Jashari, është barrë e madhe mbi supe. S’kam të drejtë as morale e as profesionale që ta fusë emrin e familjes Jashari në kalukime politike apo për poste publike. Emri im sa i përket kësaj çështje, çdo herë është përmendur, sa herë ka ardhur çështja e Presidentit,...
Burimi:
kohajone.com