Premtimi i Kurtit për Prokurori të re, a është i nevojshëm një ‘SPAK’ edhe në Kosovë?
Kosova E Diel, 8 Mars 2026 21:30 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mesin e premtimeve për sektorin e drejtësisë, kishte edhe atë për krijimin e një prokurorie të re për hetimin e krimit të organizuar e korrupsionit. Por, njohësit e drejtësisë thonë se duhet të ketë investime në sistemin prokurorial, e jo të krijohen institucione të reja. Në Prokurorinë Speciale të Kosovës, janë katër prokurorë që punojnë në departamentin për hetimin e krimit të organizuar, e 11 në departamentin për hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar. Por, këta siç duket nuk mjaftojnë meqë një prokurori të re që do merrej vetëm me hetimin e këtyre rasteve, e ka premtuar kryeministri Albin Kurti, në ditën kur u zgjodh sërish në këtë pozitë. “Do të themelohet...
Burimi:
kohajone.com