Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

Në politikë, rrallëherë gjithçka ndodh para kamerave. Shumë skenarë nisin larg syrit publik, në ambiente ku fjalët maten dhe heshtja vlen më shumë se deklaratat. Sipas rrëfimeve që sot po qarkullojnë gjithnjë e më hapur në rrethet politike, një skenar i tillë thuhet se nisi në një darkë. Thuhet se ishte një takim i organizuar nga Isa Mustafa, ish-kryetar i LDK-së, ku u mblodh një rreth i njohur figurash të vjetra të partisë. Një gardë politike që për vite me radhë kishte qenë e lidhur me pushtetin, me logjikën e pazareve dhe me një model partie që reformat e fundit e kishin vënë në pikëpyetje. Në atë tryezë, sipas këtij narracioni politik, u panë emra që prej kohësh konsiderohen kritikë të kursit reformues të LDK-së:...