“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka folur ditën e sotme nga Haga, lidhur me aktakuzat e ngritura ndaj ish-krerëve të UÇK-së, për të cilët Prokuroria Speciale ka kërkuar nga 45 vite burg për secilin. Përmes një deklarate për mediat, Konjufca shprehet se akuzat e ngritura në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë për qëllim përbaltjen e luftës së Kosovës për liri e Pavarësi. Po ashtu ai ka thënë se në Hagë po tentohet të barazohet lufta e UÇK-së me krimet e kryera nga regjimi i Millosheviçit. “Dita e Pavarësisë, që është dita më e shënuar e Kosovës, sepse është ditëlindja e saj. Këtu e 18 vite më parë u shpall ajo, por për të ardhur...