Pjesëmarrja në zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 17.84 %

Pjesëmarrja në zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 17.84 %

Kosova E Diel, 28 Dhjetor 2025 14:18 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 13:00 ishte 17.84%. Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, Ranillugu kryeson me pjesëmarrjen më të lartë, 33.28%, ndërsa Leposaviçi ka pjesëmarrjen më të ulët, 1.57%. Në kryeqytetin Prishtinë, deri në këtë orë votuan 21.51% e qytetarëve me të drejtë vote. Kujtojmë që numërimi i votave për partitë politike do të nisë menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatet e para pritet të publikohen para orës 20:00, ndërkaq numërimi i votave për kandidatët për deputetë do të bëhet në qendrat komunale të numërimit dhe do të nisë të hënën.