Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Kosova është një nga vendet themeluese të Bordit te Paqes, një iniciativë e presidentit amerikan Donald Trump. Mirëpo për shkak të pezullimit të punës së Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese, marrëveshja ka mbetur në sirtarët e Parlamentit. Mungesa e ratifikimit të marrëveshjes po pengon që edhe ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të zbarkojnë në Gazë si pjesë e misionit shumëkombësh. Njohësit thonë se Kosova nuk rrezikon përjashtimin, por nuk jep imazh të mirë ndaj obligimeve në Bordin e Paqes. “Ne nuk rrezikojmë por nuk tregohemi serioz karshi obligimeve të cilat i kemi marrë, veçanërisht nga obligimet që i ka marr Presidentja me nënshkrimin dhe takimet e saj në këtë organ të rëndësishëm, rrezikojmë edhe duke mos u treguar serioz si shtet”, thotë Naim Jakaj,...