Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Përsëri probleme me energjinë elektrike në Kosovë, pse nuk po stabilizohet situata?
Dy termocentrale të vjetra prej disa dekadash, Kosova A dhe Kosova B, e mbajnë mbi supe barrën e furnizimit me energji elektrike të mbi 1.5 milionë qytetarëve të Kosovës. Për rehabilitimin e tyre, për ta rritur sigurinë e furnizimit me energji përballë rritjes së nevojës së qytetarëve për rrymë, vetëm më 2025 janë ndarë miliona euro, sipas Qeverisë në detyrë. Investime milionëshe në rrjet përmendën edhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS). Megjithatë, periudha e fundvitit sikur i rrëzon të gjitha matematikat. Ulja e temperaturave atmosferike, dyndja e diasporës në Kosovë – të gjitha ndikojnë nga pak. KEDS-i u bëri thirrje qytetarëve më 22 dhjetor për kursim të energjisë në orët e pikut, për të...